Zëri i Rusisë Me lule të freskëta u mbulua vendi i tragjedisë në aeroportin moskovit “Domodedovo”, ku të hënën si rezultat i një akti monstruoz terrorist gjetën vdekjen 35 veta dhe më tepër se 100 të tjerë morrën plagosje të shkallëve të ndryshme. Hyrja në sallën e mbërritjes së pasagjerëve të linjave ndërkombëtare, ku dhe ndodhi shpërthimi, është rrethuar dhe njerëzit vendosin lule aty pranë. Sipas të dhënave paraprake, mekanizmi shpërthyes me fuqi deri në 5 kilogramë në ekuivalent tritoli ishte mbushur me elementë goditës metalikë. Atë e detonoi një terrorist kamikaze që depërtoi në mes të turmës së njerëzve të cilët prisnin pasagjerët e linjave ndërkombëtare. Midis të dëmtuarëve janë 6 qytetarë të huaj. Këta janë shtetas të Taxhikistanit, Britanisë së Madhe, Moldavisë, Serbisë dhe Bullgarisë.