Zëri i Rusisë Forumi Ekonomik Botëror i Davosit nëpërmjet “Twitter-it” i shprehu ngullëshimet e veta Presidentit të Rusisë në lidhje me aktin terrorist që ndodhi në aeroportin moskovit “Domodedovo”. Për këtë flitet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Forumit Ekonomik Botëror në “Twitter” adresuar microblogut zyrtar të Kremlinit - KremlinRussia. Presidenti i Rusisë reduktoi kohën e qëndrimit të vet në Davos, por mbajtja nga ai e fjalës në hapjen e mbledhjes plenare të së mërkurës mbetet në fuqi. Sipas planeve fillestare ai duhej të mbërrinte në Zvicër të martën në mbrëmje për zhvillimin e negociatave me presidentin e këtij vendi.