Zëri i Rusisë Kontingjenti ushtarak ndërkombëtar nën komandën e NATO-s në Kosovë do të shkurtohet brenda 2 muajve deri në 5 mijë ushtarakë, njoftoi të hënën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Anders Fogh Rasmussen. Që nga vera e vitit 1999 në Kosovë veprojnë forcat ndërkombëtare KFOR nën komandën e NATO-s, të cilat destinohen të garantojnë sigurinë në Kosovë. Në momentin e hyrjes në Kosovë efektivi i trupave KFOR numëronte 46 mjë veta. Sipas fjalëve të Rasmussen, shkurtimi i kontingjentit ka karakter gradual dhe do të fillojë të realizohet afërsisht aty nga 1 marsi i vitit në vazhdim”. Në momentet aktuale, kujtoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, kontingjenti natovian në Kosovë numëron rreth 10 mijë ushtarakë.