Zëri i Rusisë Polonia ka ndërmend të shfrytëzojë aeroplanin e dytë qeveritar të modelit Tu-154 për zhvillimin e eksperimentit në kuadrin e hetimit  të katastrofës ajrore nën Smolensk, njoftoi Zëvendës/Kryetari i komisionit polak që hetoi shkaqet e tragjedisë Mirosllav Grohovskij. “Ky do të jetë një fluturim i tillë, gjatë të cilit ne duam të verifikojmë, në veçanti, nëse kishte vallë mundësi ekuipazhi të ndërmerrte ndofarë veprimesh pas komandës që u dha “Largohemi” dhe për ç’arsye ai nuk mundi ti ndërmarrë këto veprime”, - tha Grohovskij. Si shkak zyrtar i rrëzimit të aeroplanit u pranua vendimi i ekuipazhit për të mos fluturuar në aerodromin rezervë që iu propozua për ulje.