Zëri i Rusisë Në aeroportin e kryeqytetit rus “Domodedovo” ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Për këtë Agjencisë ITAR-TASS i njoftoi një dëshmitar okular. Shpërthimi ndodhi në zonën ndërkombëtare të fluturimit ku priten pasagjerët që mbërrijnë nga jashtë shtetit, i tregoi bashkëbiseduesi Agjencisë. Sipas fjalëve të tij, si rezultat i këtij shpërthimi ka të vrarë dhe të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi në aeroportin rus “Domodedovo” u krye nga një terrorist kamikaze

Update. 18.04  Mekanizmi shpërthyes në aeroportin “Domodedovo” mund të jetë sjellë nga një terrorist kamikaze, për këtë Agjencisë ruse “Interfax” i njoftoi një burim në organet e ruajtjes së rendit të Rusisë. “Sot, më 16.32 minuta sipas orës së Moskës, në sallën e fluturimeve ndërkombëtare të aeroportit “Domodedovo” ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Sipas të dhënave paraprake, u dëmtuan rreth 20 veta. Siç i tha Agjencis RIA Lajmet një dëshmitar okular, shumë shpejt pas shpërthimit nga sektori i bagaxheve “filluan të nxjerrin të plagosurit - njëri nga ata i larë në gjak dhe me këmbë të lidhur, tjetri me këmishë me njolla gjaku të frekët”. Bashkëpunëtorët e aeroportit thyen murin e sektorit të bagazheve që të nxirrnin njerëzit prej andej, shtoi ai. Aeroplanët që po fluturonin për në aeroportin “Domodedovo”, tani po realizojnë uljen në aeroportin tjetër kryeqytetas “Sheremetevo”. Në lidhje me ngjarjen tragjike në “Domodedovo” në aeroportet e Moskës po vendoset rregjimi i gatishmërisë së lartë dhe po forcohen masat e sigurisë. Po kontrollohen në mënyrë skupuloze të gjitha bagaxhet dhe çantat e dorës së pasagjerëve.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes tragjike: në aeroportin “Domodedovo” ushtuan dy shpërthime

Update. 18.24  Nga 5 deri në 10 kilogramë në ekuivalent tritoli - e tillë ishte fuqia e mekanizmit shpërthyes që detonoi në aeroportin “Domodedovo”, njofton Agjencia ITAR-TASS. Sipas të dhënave paraprake, numri i viktimave të aktit terrorist arriti deri në 31 veta. Rreth 130 kanë marrë plagë të ndryshme. Më parë u njoftua për 20 të dëmtuar. Dëshmitarët okularë të tragjedisë njoftojnë se tani godina e aeroportit është mbuluar nga shtëllunga tymi. Ata konfirmojnë, se në “Domodedovo” ndodhën dy shpërthime.

Në aeroportet e kryeqytetit rus dhe stacionet e trenave të lidhur me to po vendoset regjim i jashtëzakonshëm sigurie

Update. 18.42  Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev urdhëroi vendosjen e regjimit të veçantë në aeroportet e Moskës dhe stacionet e trenave të lidhura me to për shkak të aktit terrorist që ndodhi në aeroportin “Domodedovo”. “Është e domosdoshme vendosja e rregjimit të jashtëzakonshëm në të gjitha aeroportet, stacionet e trenave dhe nyjet më të mëdha të transportit”, - vuri në dukje ai në mbledhjen urgjente në rezidencën presidenciale në periferitë e Moskës.

Në “Domodedovo” veprojnë telefonat hotline pas shpërthimit që ndodhi në aeroport

Update. 18. 59  Në aeroportin “Domodedovo”, ku të hënën mbas dite ndodhi një shpërthim i fuqishëm, filluan të veprojnë telefonat hotline për të afërmit dhe të njohurit e pasagjerëve që mund të jenë ndodhur në atë moment në godinën e aeroportit.

Telefonat: +7 495 363 61 01;  +7 495 644 40 66;

Presidenti Medvediev shtyu vizitën e vet në Zvicër

Update. 19. 28  Presidenti Dimitri Medvediev pas aktit terrorist në aeroportin “Domodedovo” shtyu vizitën e vet në Zvicër, ku është ftuar për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Davosit, i njoftuan Agjencisë RIA Lajmet nga Kremlini. Më parë planifikohej mbërritja e tij në mbrëmjen e së martës në Zvicër.

Në lidhje me dyshimin e përfshirjes në aktin terrorist në aeroportin “Domodedovo” janë shpallur në kërkim 3 burra

Update. 19. 39  Sipas faktit të shpërthimit në aeroportin “Domodedovo” është ngritur çështje penale. Hetimi e kualifikoi atë mbi bazë të nenit “akt terroris”, i njoftoi Agjencisë “Interfax” përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Federatës Ruse. Në lidhje me dyshimin e përfshirjes në aktin terrorist në aeroportin “Domodedovo” janë shpallur në kërkim 3 burra. Aeroporti “Domodedovo” është një nga më të mëdhenjtë në Rusi. Nga ai realizohen flutrimet e 76 kompanive ajrore në 243 drejtimet të ndryshme në mbarë botën. Midis partnerëve të tij janë 48 kompani të huaja ajrore. Fluksi i pasagjerëve të aeroportit “Domodedovo” sipas rezultateve të vitit 2009 përbëri 18,6 milionë veta.

Sallat dhe shkallët e aeroportit “Domodedovo” janë larë në gjak

Update. 19.53  Shpërthimi ndodhi në katin e dytë të aeroportit “Domodedovo”, njofton korrespondenti i Agjencisë RIA Lajmet nga vendi i tragjedisë. Në momentet aktuale në vendin e ngjarjes, ku po punon grupi hetimor, ndodhet 17 trupa të pajetë. Janë thyer xhamat, rreth e rrothull janë shpërndarë në mënyrë të çrregullt sendet personale të të vrarëve dhe të plagosurve, janë përmbysur karrocat që përdoren për transportimin e bagaxheve, të gjitha ambjentet janë mbuluar me shtresë të trashë pluhuri si rezultat i valës shkatërruese të shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm. Në katin e parë gjithashtu janë thyer xhamat e ashensorëve dhe dyerve automatike, të cilat i thyen vetë njerëzit të përfshirë nga paniku gjatë tentativës për të dalë nga godina. Zona është bllokuar nga bashkëpunëtorët e milicisë, në vendin e ngjarjes po punojnë kriminalistët. Duke gjykuar nga vetë fakti se sallat, korridoret, shkallët e aeroportit janë larë me gjak, mekanizmi shpërthyes ishte i mbushur me elemente metalike për përforcimin e dëmit.

Numri i të vrarëve në aeroportin “Domodedovo” aktualisht arriti deri në 35 veta

Update. 19.59  Sipas të dhënave të fundit, si rezultat i aktit terrorist në aeroportin “Domodedovo” u vranë 35 veta, 46 janë plagosur, deklaroi në eterin e kanalit televiziv NTV Sekretarja e shtypit e aeroportit Elena Gallanaova. Ajo theksoi, se informacioni vazhdon të rinovohet në çdo moment.

Vendet e Europës dënojnë aktin terrorist në aeroportin rus “Domodedovo”

Update. 20.57  Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy dënoi vendosmërisht aktin terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo”, i cili çoi në vdekjen e shumë njerëzve, dhe siguroi, se Franca solidarizohet plotësisht me Rusinë pak këtij krimi të poshtër e monstruoz”, - thuhet në komunikatën e Pallatit Elysee (Elysee Palace) të përhapur të hënën. Sarkozy u shprehu gjithashtu ngushëllimet e veta të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Më parë njoftime me dënimin e aktit terrorist në “Domodedovo” erdhën tashmë nga Zvicra, Bullgaria, Italia, shumë vende të tjera si dhe nga selia e NATO-s në Bruksel.

Aeroplanët po vazhdojnë të ulen pa vonesa në aeroportin “Domodedovo”

Update. 21.08  Pavarësisht nga shpërthimet në “Domodedovo” aeroplanët po vazhdojnë tani të ulen pa vonesa në këtë aeroport, i njoftuan Agjencisë “Interfax” pasagjerët që dalin nga zona e mbërritjes. Ata vënë në dukje, se aeroplanët e tyre u ulën në regjim të zakonshëm, askush nuk i ndaloi ata në avion. Ata u sollën menjëherë në sallën e mbërritjes. Shumë pasagjerë që sapo mbërritën nuk dinë asgjë për atë që ndodhi në aeroport. Bashkë me këtë zona e mbërritjes së avionëve ndërkombëtarë vazhdon të mbetet e rrethuar nga policia, për pasagjerët e aeroplanëve që ulën atje është hapur një korridor special.