Zëri i Rusisë Viti i kaluar doli “i bereqetshëm” përkatësisht ekstradimit të krerëve të grupimeve të organizuara kriminale, njoftoi Zëvendës/Shefi i Byrosë ruse të Interpolit Aleksei Abramov. Sipas fjalëve të tij, Byroja ruse e Interpolit merr pjesë mjaft aktivisht në realizimin e projektit “Millennium”, i cili parashikon mbledhjen dhe shkëmbimin e informacionit që ka të bëjë me krerët e komuniteteve kriminale të cilët  veprojnë në territorin e ish Bashkimit Sovjetik, vendet e Europës Lindore dhe ato të rajonit të Azisë Qendrore. Për shembull, Spanja i dorëzoi Rusisë Sergei Butorin-in, që akuzohet për kryerjen e një sërë vrasjeve mizore. Bullgaria, nga ana e vet, i dorëzoi palës ruse Inga Kozubina-n, e cila merrej me kontrabandë gurësh të çmuar.