Zëri i Rusisë Prokuroria e Shqipërisë të shtunën lëshoi urdhër arreste për 6 ushtarakë të gardës mbi të cilët bie dyshimi për shpërdorim të plotfuqishmërive të veta. Ata hapën zjarr për likuidim fizik gjatë kohës së demonstratës që u zhvillua më 21 janar në Tiranë. Atëhere si rezultat i përleshjeve të protestuesve me policinë gjetën vdekjen 3 veta dhe u plagosën 39 të tjerë. Ndërkohë Lideri i Partisë Socialiste opozitare Edi Rama i bëri thirrje mbështetësve të vet për vazhdimin e aksioneve të protestës. “Ne do ti bëjmë nderimet e merituara viktimave të dhunës dhe do të vazhdojmë luftën për një Shqipëri më të mirë”, - deklaroi ai në ceremoninë e dhënies së lamtumirës së fundit të vrarëve në demonstratë.