Zëri i Rusisë Një parti e madhe heroine u konfiskua në Kosovë prej organeve të ruajtjes së rendit. Siç njoftoi sot në Prishtinë përfaqësuesi i zyrtar i policisë, kufitarët në pikën e kontrollit të lejim-kalimit “Merdara” gjetën në autobusin e pasagjerëve, që po udhëtonte për në Austri, një çantë me 7 kilogramë drogë të paketuar. Hetimi i çështjes në lidhje me kontrabandën iu ngarkua Departamentit për luftën kundër trafikimit të drogës të policisë kosovare. Tani për tani nuk njoftohet asgjë në lidhje me ndalimin e shoferit të autobusit apo të ndonjërit nga pasagjerët.