Zëri i Rusisë Komiteti ndërkombëtar i Këshillit të Federatës të Rusisë do të diskutojë ratifikimin e Traktatit të nënshkruar me SHBA mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Duma Shtetërore tashmë zhvilloi në lidhje me të një seri të tërë konsultimesh dhe miratoi disa deklarata në përgjigje të ratifikimit të rezolutës nga ana e Senatit të SHBA. Më 25 janar dokumenti do të shqyrtohet në lexim të tretë, atë përfundimtar. Traktati mbi ASO, sipas të cilit Rusia dhe SHBA do të duhet të shkurtojnë arsenalet e veta bërthamore deri në 1/3, u nënshkrua nga presidentët e dy vendeve në prill të vitit 2010.