Zëri i Rusisë Artistët e cirkut rus u nderuan me tre çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Cirkut në Monte Carlo (Monaco). Statueta “Klouni prej bronzi” iu dha ekuilibristit Roman Haperskij dhe grupit të akrobatëve nën drejtimin e Viphi Hubajev-it. Medalja e argjendtë iu dha grupit të gjimnastëve të ajrit (trapezistët) “Zogjtë e bardhë” nën udhëheqjen e Alisher Alijev-it. Ndërsa me medalje ari u nderuan kllouni nga SHBA Bello Noku dhe stërvitësi italian i kafshëve Flavio Toni. Gjithsej në luftën rivalizuese për medalje morrën pjesë më tepër se 200 mjeshtra të arenës së cirkut nga 15 vende të botës.