Zëri i Rusisë Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair deklaroi, se i vjen jashtëzakonisht keq për shtetasit britanikë që gjetën vdekjen gjatë kohës së luftës në Irak, njoftoi korporata BBC. Blair u ftua në dëgjimet gjyqësore të organizuara për saktësimin e deponimeve në lidhje me bërjen të njohur, publik të shënimit të përpiluar nga ish Prokurori i përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Lordi Peter Henry Goldsmith dy muaj para intervencionit në Irak. Në të Goldsmith pranon, se rezoluta e OKB-së nuk sanksionon përdorimin e forcës ushtarake pa miratimin e mëtejshëm të kësaj nga ana e Këshillit të Sigurimit.