Zëri i Rusisë Gjykata në Beograd dënoi të premten 9 ish militantë të “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në total, me 101 vjet burgim për vrasje dhe krime të tjera të kryera në qytetin e Gjilanit në vitin 1999 kundër serbëve dhe banorëve të tjerë me kombësi jo shqiptare, njoftojnë mjetet serbe të informimit masiv. “U provua, se të pandehurit që nga shtatori i vitit 1998 e deri në shtator të vitit 1999 kanë marrë pjesë në djegien e shtëpive, vrasjen e rreth 80 personave civilë me nënshtetësi serbe si dhe të tjerëve me kombësi jo shqiptare, si dhe i kanë mohuar në mënyrë të paligjshme lirinë 153 vetave, të cilët u liruan më vonë”, - njofton Agjencia TANJUG me referim tek deklarata e gjykatëses Snezhana Nikoliç-Garotiç. Samet Hajdari, Selimon Sadiku dhe Agush Memishi u dënuan me 15 vjet burgim. Hazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari dhe Burim Fazlliu me nga 10 vjet heqje lirie. Me nga 8 vjet burgim u dënuan Ferhat Hajdari dhe Kamber Sahiti. Edhe 8 të akuzuar të tjerë që ndodhen në arrati po gjykohen në mungesë.