Shkarko audiofailin


Në Forumin e pritshëm Ekonomik Ndërkombëtar në Davos mund të marrin pjesë jo vetëm kryetarët e shteteve dhe drejtuesit e kompanive më të mëdha, por edhe përdoruesit e Internetit. Në bisedë ata po i ingranon Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Këtë vit Lideri rus do të dalë në rolin e raportuesit kryesor të Forumit të autoritetshëm Ekonomik në Alpet zvicerane. Në programin e Dimitri Medvedievit është përcaktuar veçanërisht koha për atë që Presidenti rus ti përgjigjet pyetjeve, të cilat do ti drejtohen atij nga përdoruesit e Internetit. Një praktikë e tillë do të aplikohet për herë të parë në Davos. Nga gjithë pyetjet që do ti drejtohen atij, Dimitri Medvediev do të zgjedhë 3 më interesantet e më të rëndësishmet dhe do ti përgjigjet në eter të drejtpërdrejtë në site e Forumit. Me investitorët potencialë dhe drejtuesit e kompanive, të cilat tashmë punojnë në tregun rus, Medvediev do të komunikojë personalisht - në sesionin special që do të mbahet në ditën e dytë të Forumit. Fjalë në të do të bëhet mbi planet e modernizimit të ekonomisë ruse, në veçanti, për projektin inovativ “Skolkovo”. Do të diskutohen edhe planet e partnerëve - kompanive “PepsiCo”, “Alsthom”, “Boeing”, “Deutsche Bank”, “Siemens” e shumë të tjerave. Krijimi në Rusi i Qendrës Financiare Ndërkombëtare është dhe një temë tjetër e rëndësishme në pjesën ruse të Davosit. Në listën e kryeqyteteve financiare të botës pozita e Moskës tani për tani i është afruar vendit të 50. Pikësynimi më i afërt është zhvendosja e saj në dhjetëshen e parë të listës. Dhe kjo nuk është aspak fantazi, mendon ndihmësi i Presidentit rus Arkadi Dvorkoviç. Me qëllim të arritjes së këtij pikësynimi duhet të krijohet një bursë e fortë, e aftë për konkurrencë, e cila të jetë atraktive për kompanitë që vendosin letrat e veta me vlerë në të, dhe për investitorët që tregtojnë këto letra me vlerë, shpjegon Arkadi Dvorkoviç: “- Në qoftë se do të realizojmë planet tona në mënyrë po kaq aktive siç dhe i planifikuam ato, atëhere do të avancojmë shumë shpejt në tabelën e rangjeve. Kjo është e nevojshme, para së gjithash, më tepër për ne vetë, se sa për investitorët. Ky është një shans i mrekullueshëm për tërheqjen e investimeve në Rusi, sepse sistemi i mirë financiar lejon edhe tërheqjen e një vëllimi më të madh investimesh cilësore. Ne shpresojmë vërtet në arritjen e këtij qëllimi dhe Presidenti Medvediev e ka marrë këtë çështje nën kontroll personal”, - tha Arkadi Dvorkoviç. Dimitri Medvediev është shprehur mëse një herë në lidhje me atë, se një nga motorët lëvizës të modernizimit në Rusi duhet të bëhet sektori energjetik, në veçanti, shkëmbimi i aktiveve midis gjigandëve energjetikë globalë. Shembull i shkëlqyer i një partneriteti të tillë ndërkombëtar u bë shkëmbimi i paradokohshëm i aktiveve mes kompanive të naftës “Rosneft” dhe BP. Kjo ngjarje mund të bëhet edhe një nga më të diskutuarat në Davos.