Zëri i Rusisë Pavarësisht nga kataklizmat natyrore Rusia i ka të gjitha mundësitë për tu bërë një nga lojtaret kryesore në tregun ushqimor botëror. Në një konkluzion të tillë arrijnë shumë ekspertë të autoritetshëm rusë dhe të huaj. Një nga dëshmitë evidente të kësaj u bë pjesëmarrja e gjerë e Rusisë në Ekspozitën e prodhimeve bujqësorë “Green Week-2011” (“Java e Gjelbër-2011”) që po zhvillohet tani në Berlin. Në të marrin pjesë kompani të shumta ruse nga pothuajse 30 rajone të vendit. Rusia ka një potencial mjaft serioz, thonë specialistët. Vendi zotëron 1/10 e tokave të punueshme të gjithë botës, 1/5 e rezervave të ujit të ëmbël të rruzullit tokësor dhe industri të fuqishme të prodhimit të plehërave kimike. Pikërisht këta tregues mund ti sigurojnë Rusisë vendin e lojtares kyçe në tregun e prodhimeve bujqësore. Këtë e konfirmoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zv/Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet agrare Nikollai Haritonov. “- Rusia ka gjithçka të nevojshme me qëllim që të mund të ushqejë 500 milionë veta. Sigurisht, për këtë duhet të shfrytëzohen me mend, me nikoqirllëk e në mënyrë efektive rezervat tona, në radhë të parë, tokat e punueshme. Duhen hedhur në kohë dhe në sasinë e nevojshme plehërat kimike. Duhen shfrytëzuar medoemos të gjitha metodat, të cilat destinohen të ruajnë dhe të forcojnë pjellorinë e tokave të punueshme”, - tha Nikollai Haritonov. Vera e vitit 2010 u bë një sprovë e rëndë, mjaft serioze për shumë prodhues botërorë të produkteve bujqësore. Bile më tepër se kaq, analistët theksojnë se kataklizmat natyrore, po ashtu si dhe ndryshimet e klimës, në përgjithësi, në të ardhmen mund të çojnë në rishpërndarjen e forcave në radhët e prodhuesve. Rusia në këtë plan gëzon një avantazh serioz - territoret e veta jashtëzakonisht të mëdha, të cilat i japin asaj mundësi për manovrim, vë në dukje Nikollai Haritonov: “- Padyshim, territoret e pamata të Federatës Ruse lejojnë që në çdo vit bile edhe jo të favorshën klimatik, kur kushtet e motit janë tejet të rënda, të merret megjithatë një prodhim i mirë. Mund të thuhet se Rusia ka mundësi të sigurojë një bereqet të garantuar”, - u shpreh Zv/Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet agrare Nikollai Haritonov. Duke vlerësuar situatën aktuale në Rusi, ekspertët arritën në konkluzionin: se pavarësisht nga thatësira e pararë e verës së vitit 2010 kompleksi agro-industrial i vendit i rezistoi sprovës, u përvijuan bile dhe tendenca pozitive - filluan të bëhen investime serioze, startoi procesi i modernizimit të prodhimit. Po ndryshon edhe struktura e eksportit - prodhimet ruse të përpunimit të shkallës së lartë zënë tashmë me dinjitet vendin e vet në tregun botëror.