Zëri i Rusisë Rusia përshëndet planet e Seulit dhe Phenianit për fillimin e dialogut në nivel ushtarakësh. Një mendim të tillë shprehu në takimin me Ambasadorin koreanojugor Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Aleksei Borodavkin. Kreu i dikasterit ushtarak i RPD të Koresë Kim Jon Çun i propozoi homologut të vet koreanojugor Kim Gvan Çzhinit të diskutojnë çështjet në sferën ushtarake. Korea e Jugut e pranoi propozimin e RPD të Koresë. Më parë Pheniani i dërgoi Seulit disa propozime zyrtare me propozimin për rifillimin e negociatave. Reagimi nga ana e qeverisë koreanojugore ishte i përmbajtur.