Zëri i Rusisë Në Moskë shpresojnë, se Afganistani mund të garantojë sigurinë e vet pas largimit të trupave të huaja në vitin 2014, deklaroi Dimitri Medvediev pas negociatave në Moskë me Hamid Karzain. “Ne vërejmë me shujmë kujdes se çfarë po ndodh në Afganistan, mbi veprimet e forcave ndërkombëtare dhe amerikane dhe u urojmë atyre suksese në këtë mision”, theksoi Dimitri Medvediev. Presidenti përmendi për vendimet, të marra nga Moska për organizimin e transitit nëpërmjet territorit rus të ngarkesave për forcat internacionale dhe kontigjenteve të huaja.