Anijet luftarake të Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë në vitin 2011 do të kryejnë rreth 50 dalje dhe vizita zyrtare në portet e Europës, Mesdhe, vendet e rajonit të Oqeanit Paqësor dhe SHBA-s, njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i zyrës së shtypit dhe informacionit të Ministrisë së mbrojtjes së Federatës Ruse për Flotën Ushtarako-Detare. Në veçanti, planifikohet pjesëmarrja e anijeve të Flotlës Ushtarako-Detare të Rusisë në stërvitjet ndërkombëtare të përvitshme ushtarako-detare “FRUKUS-2011”, palët organizuese të të cilave janë Forcat Ushtarako-Detare të SHBA-s. Përveç kësaj anijet luftarake ruse do të marrin pjesë në stërvitjet e forcave shpëtuese “Bold Monarh”, që organizohen nga Forcat Ushtarako-Detare të Spanjës.