Në Kremlin filluan negociatat e presidentëve të Rusisë dhe Afganistanit. Biseda po zhvillohet në format të ngushtë, nga pala ruse janë të pranishëm gjithashtu Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit Nikollai Patrushev. Më vonë negociatat do të vazhdojnë në format më të gjerë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të dy vendet. Nga pala ruse në to do të marrin pjesë Ministrja e Ministrisë së zhvillimit ekonomik të Federatës Ruse Elvira Nabiulina, Ministri i punëve të brendshme Rashid Nurgaliev, si dhe drejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për kontrollin e trafikut të drogës Viktor Ivanov.