Agjencia ndërkombëtare e rejtingëve Fich do të rrisë për këtë vit rejtingun e Rusisë, në qoftë se ekonomia do të vazhdojë të rritet, kurse deficiti i buxhetit dhe hapat e inflacionit do të mbeten nën kontroll. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë për agjencinë Bloomberg Drejtori i përfaqësisë ruse në Fitch Vladimir Redkin. Herën e fundit agjencia ndryshoi rejtingun e Rusisë në shkurt të vitit 2009, duke e ulur atë deri në nivelin “GDP”-së, i dyti nga fundi i shkallës së investimeve. Në shtator parashikimi i rejtingut ndryshoi nga ai “stabil” në atë “pozitiv”.