Në Stamboll filluan negociatat midis Iranit dhe “Gjashtëshes” së ndërmjetësve për rregullimin e problemit të tij bërthamor. Në to marrin pjesë delegacione nga Rusia, SHBA-s, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Kina, si dhe Përfaqësuesja Sumpreme e BE-së Catherine Ashton. Më parë Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov e quajti të joproduktive thirrjen e SHBA-s për rritjen e presionit mbi Teheranin dhe propozimin e Izraelit për ta kërcënuar Iranin me përdorimin e forcës.