Dimitri Medvediev do të jetë rapotues kryesor në Forumin Ekonomik Botëror (FEB) në Davos. Ai do të mbajë dy herë fjalim, në mbledhjen kryesore më 26 janar me një fjalim prej 20 minutash, pastaj do tu përgjigjet pyetjeve, grumbullimi i të cilave po bëhet aktualisht në Internet, kurse ditën tjetër në një sesion të veçantë, kushtuar ekonomisë së Rusisë. Flalë do të bëhet për modernizimin e Rusisë, integrimin e saj në ekonominë globale dhe tërheqjen e investimeve.