Në intervistën, dhënë për gazetën “La Stampa” kushtuar vitit të shkëmbimit të ndërsjelltë kulturor rus dhe italian, Ambasadori i Rusisë në Romë Aleksei Meshkov përmendi, se historia e marrëdhënieve midis dy vendeve përbën më shumë se 5 shekuj. Afisha e aktiviteteve është mjaft e larmishme. Hapja zyrtare e vitit të shkëmbimit të ndërsjelltë kulturor do të zhvillohet në shkurt në Romë, kurse mbyllja në dhjetor në Moskë me spektaklin e Teatrit të Milanos “La Scala”, ku trupa e famshme operistike do të jetë kolektivi i parë i huaj, i cili do të ftohet për të debutuar të parët në skenën e rikonstruktuar të Teatrit Bolshoi.