Tenistja ruse Maria Sharapova doli në çerekfinalen e etapës së parë të serisë “Grand Slam” të Kampionatit Australian Open. Ajo mundi Julia Gorges (Gjermani) me rezultatin e seteve 4:6, 6:4, 6:4. Më parë në çerekfinale doli rusja Svetllana Kuznecova. Ajo korri fitore ndaj finalistes së vitit të kaluar të këtij turneu prestigjioz, belges Justine Enen me rezultatin e seteve 6:4, 7:6.