Duma Shtetërore gjatë ratifikimit të Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) iu drejtua SHBA-s me propozimin për largimin nga Europa të armës bërthamore jostrategjike. Për këtë deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për punët e jashtme Konstantin Kosaçov. Sipas fjalëve të tij, ky propozim do të përmbahet në një nga deklaratat, të cilat deputetët do ti shqyrtojnë më 25 janar njëkohësisht me miratimin në leximin e tretë të ratifikimit të ligjit për Traktatin mbi ASO. Të enjten Komiteti i rekomandoi Dhomës së Ulët të parlamentit leximin përfundimtar të projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.