Rusia synon të marrë pjesë në procesin e rimëkëmbjes së Afganistanit, të zhvillojë me këtë vend lidhje ekonomike. Këto plane u fiksuan në projektin e marrëveshjes për bashkëpunim, të cilat planifikohet të nënshkruhen sipas përfundimeve të negociatave të sotshme në Moskë të presidentëve të të dy vendeve. Tema të rëndësishme të këtij takimi do të jenë gjithashtu bashkëpunimi tekniko-ushtarak dhe lufta kundër trafikut të drogës. Rusia do të ndihmojë Afganistanin në kualifikimin e kuadrove kombëtarë. Kuota e përvitshme e studentëve nga Afganistani që vijnë për studime falas në universitetet e Rusisë është rritur deri në 100 vende.