Me hetimin e akuzave që ngrihen në adresë të autoriteteve kosovare për trafikim të organeve jetike njerëzore duhet të merret Misioni në sferën e sundimit të ligjit në Kosovë (EULEX). Për këtë i deklaroi sot në Bruksel Agjencisë TANJUG Përfaqësuesja e Lartë e BE për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Catherine Margaret Ashton. “Në Kosovë ndodhen rreth 18 prokurorë dhe gati 40 gjykatës nga vendet e Bashkimit europian dhe SHBA. Ata janë krejtësisht të pavarur dhe kuadro me kualifikim shumë të lartë, që i përgjigjet të gjitha standarteve ndërkombëtare”, - nënvizoi ajo.