Më 20 janar u zhvilluan negociatat e kryeministrave rus dhe bjellorus, përkatësisht Vladimir Putin dhe Mihaill Mjasnikoviç. Vizita në Moskë u bë udhëtimi i parë jashtë shtetit për kryetarin e qeverisë së Bjellorusisë. Negociatat filluan me diskutimin e çështjes së furnizimeve të naftës ruse në Bjellorusi. Marrëveshje mbi realizimin e furnizimeve gjatë vitit në vazhdim tani për tani nuk janë përfunduar, por Minsku shpresonte të fillonte të merrte që nga 1 janari pa taksa “arin e zi” nga Rusia. Për këtë palët u arritën në morrëveshje gjatë formimit të Hapësirës Unike Ekonomike. Bjellorusia i ratifikoi tashmë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me bazën normativo-ligjore të Hapësirës Unike Ekonomike. Tani po këtë procedurë dokumentet do të duhet ta kalojnë në Rusi dhe Kazakistan. Putin e siguroi homologun e vet bjellorus se kjo punë do të bëhet në një kohë të afërt: “- Qeveria ruse morri mbi vete obligimin, mbi bazë të të cilit pas nënshkrimit dhe ratifikimit të paketës nga ana e palës bjelloruse, Rusia anulon plotësisht të gjitha taksat doganore të eksportit të naftës së papërpunuar. Qeveria ruse premtimet e dhëna dhe detyrimet e marra mbi vete i plotësoi totalisht. Ne anuluam të gjitha taksat doganore të eksportit të naftës”, - tha Vladimir Putin. Për llogari të furnizimit të naftës ta taksa doganore Minsku do të përfitojë nga Rusia subvencione me shumë që i tejkalon të 4 miliardë $. Çështja që ka të bëjë me çmimin e naftës ruse për Bjellorusinë po diskutohet akoma. Por ajo do të zgjidhet në një kohë të afërt, u shprehën me bindje dy kryeministrat. Hapësirën Unike Ekonomike të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit ata e quajtën “projekt me përmasa gjera”. Sipas fjalëve të Putinit, ajo krijon mundësi suplementare për tre shtetet dhe rrit aftësinë konkurruese. “- Po ashtu si dhe partnerët tanë, ne e kuptojmë për mrekulli se krijimi i tregut të fuqshëm rajonal do të bëhet faktor real i rritjes dhe zhvillimit të vendeve tona. Për këtë dëshmon përvoja e grumbulluar tashmë në kuadrin e Bashkimit Doganor. Pikërisht për këtë arsye u morr vendimi për përshpejtimin e daljes në një nivel të ri integrimi, për të avancuar me të gjitha mënyrat përgatitjen e lançimit të Hapësirës Unike Ekonomike”, - tha Vladimir Putin. Fjalë në negociatat e sipërpërmendura u bë, sigurisht, edhe për gazin. Rusia do ti furnizojë gaz natyror Bjellorusisë mbi bazë të çmimeve të kontratës aktualisht vepruese, afati i së cilës përfundon në fund të këtij viti. Por edhe këtu Moska është e gatshme ti bëjë lëshime partneres së vet. Në qoftë se do ta lypë nevoja - këtë gjë Putin e nënvizoi dy herë, Rusia mund të ndërmarrë edhe masat e mbështetjes shtetërore, me qëllim që furnizimet e gazit të mos jenë të rënda për buxhetin bjellorus.