Bjellorusia do të përgatisë masat më të rrepta si kundërpërgjige ndaj sanksioneve të mundshme të BE, deklaroi Lideri bjellorus Aleksandër Llukashenko në mbledhjen e zhvilluar në Minsk. “Ne nuk kemi ndërmend të përkulemi përpara askujt dhe nuk do të lejojmë që të na gjunjëzojnë. Kjo ka të bëjë absolutisht me të gjithë ata që përpiqen të ushtrojnë presion dhe të bllokojnë vendin - qoftë ky grup vendesh të caktuara apo dhe bile vetë BE në tërësi, - theksoi Presidenti Llukashenko gjatë komentimit të rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian në Strasburg, në të cilën deputetët bëjnë thirrje për vendosjen imediate të sanksioneve kundër udhëheqjes së Bjellorusisë.