Rusia dhe Turqia kanë ndërmend të rrisin qarkullimin tregtar midis tyre gjatë vitit në vazhdim deri në vëllimin 100 miliardë $, deklaroi në Stamboll Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov mbi bazë të përfundimeve të mbledhjes së Grupit të Përbashkët të planifikimit strategjik. Sipas fjalëve të tij, qarkullimi tregtar në vitin 2010 u rrit deri në 1/3. Ministri i Jashtëm rus kujtoi projektet e përbashkëta të mëdha ruso-turke të tilla si ndërtimi i elektrostacionit atomik “Akkuyu” në Turqi, gazsjellësi “South Stream” (“Rryma Jugore”). Lavrov vuri në pah gjithashtu edhe aktivitetin e lartë të kompanive turke në Rusi, të cilat për 10 vitet e fundit kanë lidhur kontrata me partnerët rusë me një shumë prej më tepër se 20 miliardë $.