Amerika po nxjerr përfundimet drejtimit 2-vjeçar të Barack Obamas. Siç tregojnë rezultatet e sondazheve të zhvilluara në shoqërinë amerikane, Presidentit të 44-t i shprehin besimin e vet më tepër se gjysma e popullsisë. Por gjatë kësaj vetëm çdo amerikan i tretë i mbështet reformat e tij ekonomike. Ardhja në pushtet e një politikani të tillë si Obama mund të quhet dukuri krejtësisht e natyrshme, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zëvendës Drejtori i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë Viktor Kremeniuk: “- Obama është një eksperiment jashtëzakonisht serioz i Amerikës. Vendi në zhvillimin e vet u përball me probleme tejet serioze, të lidhura me progresin teknik, me ndryshimet demografike, me çështje morale. Dhe, në përgjithësi, Amerika u ngatërrua keqas në të gjitha këto gjëra. Prandaj Atdheu lindi Obaman,  siç lindi në kohën e Amerika Linkolnin - njeriun që ngjall besim dhe të cilit i dhanë mundësinë të vërë çdo gjë në rregull. Kjo është një detyrë super e vështirë. Atij i duhet të mbyllë të gjitha “vrimat” në politikën dhe në ekonominë amerikane, që la pas vetes George W Bush. Atij i duhet të frymëzojë amerikanët për gjithfarë veprash e arritjesh të reja dhe të çelë perspektivën për amerikanët dhe aleatët e tyre”, - thotë Viktor Kremeniuk: “- Marrëdhëniet ruso-amerikane janë një gjë shumë serioze. Meqenëse këto dy fuqi mund të kryesojnë lëvizjen e gjithë botës për zgjidhjen e një sërë problemesh - qoftë kjo energjetika apo problemet e mospëhapjes së armës bërthamore, çështjet e kontrollit ndaj materialeve të zbërthyeshme, problemet e avancimit të teknologjive raketore dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Presidenti Medvediev përpiqet ta ndihmonë homologun e vet amerikan duke eliminuar kontradiktat, duke i dhënë mundësi Obamas që të fitojë jo thjesht namin e paqeruajtësit, por dhe të njeriut që ndryshon situatën strategjike në botë në favor të likuidimit të armës bërthamore, rregullimit të konflikteve, minimizimit të rolit të faktorit ushtarak dhe zgjidhjen e plot problemeve të tjera ekzistuese”, - mendon Viktor Kremeniuk. Me kalimin e 2 viteve mund të nxirret konkluzioni: se Obama e ka të vështirë tani. Dhe mund të thuhet se viti i 2-të u bë edhe më i vështirë për të: maxhoranca republikane në Dhomën e Përfaqësuesve tashmë demonstroi fare qartë se kush është i zoti i shtëpisë, duke votuar për anulimin e reformës së sistemit të shëndetësisë - pra, kundër projektit kryesor të brendshëm ekonomik dhe politik të Obamas. Por vetë amerikanët mendojnë se kjo është e përkohshme. Obama arriti, në tërësi, t’ia dalë punës mbanë me krizën në ekonominë amerikane. Gjatë kësaj Barack Obama e ka përcaktuar qartë pozitën e vet: ai është kundër “maçokëve të majmur”, të cilët i atribuojnë vetes në kohë krize shpërblime disa milionëshe, dhe është i gatshëm të mbështesë klasën e mesme - forcën më të fuqishme të Amerikës. Dhe megjithëse tani për tani situata vazhdon të jetë e vështirë - meqenëse i papunë mbetet çdo amerikan i 10-të - gati gjysma e banorëve të vendit është mëse e bindur se sido që të vijë puna Kongresi duhet ta mbështesë megjithatë kursin e Presidentit.