Misioni europian në sferën e sundimit të ligjit në Kosovë EULEX filloi hetimin e akuzave të paraqitura në raportin e PACE-së në adresë të Kryeministrit kosovar Hashim Thaçi për përfshirjen e tij në trafikim të organeve njerëzore. Për këtë njoftuan përfaqësuesit zyrtarë të EULEX. Sipas të dhënave të mjeteve europiane të informimit masiv, Kryeprokurorja e Misionit të PACE-së Isabel Arnal dhe Zv/prokurorja e Kosovës Sevdixhe Morina vizituan Tiranën dhe u takuan me përfaqësuesit e Prokurorisë së Shqipërisë me qëllim që të sigurojnë mbështetjen e tyre gjatë zhvillimit të hetimit. Tani për tani është ende shpejt të flitet mbi atë nëse do të pranojnë apo jo autoritetet shqiptare të japin ndihmën e vet në procesin hetimor, vunë në dukje në EULEX.