Në Greqi sot po zhvillojnë një grevë 4-orëshe bashkimet më të mëdha profesionale të punonjësve të sektorit shtetëror dhe atij privat. Për të dytën ditë me radhë po bëjnë grevë punonjësit e hekurudhave, të cilët protestojnë kundër transferimit të një pjese të personelit në punë me pagesë më të ulët. Si rezultat i grevës së tyre për 48 orë është pezulluar qarkullimi i trenave të pasagjerëve, atyre të mallrave dhe trenave të shpejtë interurbanë. Për 3 ditë në vend janë mbyllur edhe të gjitha farmacitë. Pronarët e tyre dalin kundër planeve të qeverisë për forcimin e konkurrencës në këtë degë. Qeveria e Greqisë përgatiti të mërkurën projekt ligjin që eliminon kufizimet në dhënien e licencave për dhjetra profesione të ndryshme.