Retrospektiva e filmave të regjisorit të njohur kinematografik rus Andrei Konçallovskij fillon të enjten në Qendrën londineze të arteve “Barbican”. Qendra në fjalë e ftoi Konçallovskin për ti paraqitur nga 20-30 janar publikut britanik filmat e tij në gjuhën ruse. Në programin e përgatitur për shikuesit janë përfshirë 4 filma të regjisorit: «Глянец» (“Shkëlqimi”), «Дом дураков» (“Shtëpia e budallenjve”), «Первый учитель» (“Mësuesi i parë”), «Дядя Ваня» (“Xhaxha Vanja”). “Barbican” i Londrës është një nga qendrat më të mëdha të artit në Europë.