Krerët e MPJ të Rusisë dhe Turqisë, përkatësisht Sergei Lavrov dhe Ahmet Davutoğlu, do të zhvillojnë të enjten në Stamboll mbledhjen e parë të Grupit të Përbashkët të planifikimit strategjik. Palët do të diskutojnë bashkëveprimin në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, perspektivat e krijimit të arkitekturës së re të sigurisë europiane, bashkëpunimin në rajonin e Detit të Zi. Në qendër të diskutimeve do të jenë: tema e rregullimit të konfliktit qipriot dhe atij palestinezo-izraelit, gjendja në Transkaukazi, situata në Irak, Afganistan, në Azinë Qendrore, problematika iraniane. Pjesëmarrësit e mbledhjes do të prekin edhe çështjet që kanë të bëjnë me realizimin e marrëveshjes mbi regjimin pa viza midis Moskës dhe Ankarasë.