Në kryeqytetin gjerman të enjten hapet një nga ekspozitat më të mëdha agro-industriale në botë “Green Week 2011” (“Java e gjelbër -2011”). Në të do të marrin pjesë prodhues bujqësorë nga 57 vende të botës. Kompleksin agro-industrial rus do ta përfaqësojnë 27 rajone të Rusisë. Delegacionin rus në këtë ekspozitë e kryeson Ministrja e bujqësisë Elena Skrrinik. Ekspozita e parë ndërkombëtare e produkteve ushqimore, industrisë bujqësore dhe hortikulturës u zhvillua në Berlin në vitin 1926. Aktualisht ekspozita është shndërruar në forum botëror të përfaqësuesve të ekonomive bujqësore dhe industrisë ushqimore.