Kompania investuese amerikane “General Atlantic” do të blejë 20% të aksioneve të “Laboratorit rus të Kasperskit”, i cili merret me garantimin e sigurisë kompjuterike. Shuma e marrëveshjes nuk bëhet publike nga palët nënshkruese të saj. Amerikanët do të marrin kryesisht aksionet e nxjerra për shitje nga “Laboratori i Kaspeskit”, kurse pjesa e pronarit në paketën e kontrollit Eugjeni Kasperskit dhe menaxherëve të tij do të mbetet ajo e mëparshme.