Përfaqësuesit e Dhomës Shoqërore të Rusisë në takimin e zhvilluar me Presidentin Dimitri Medvediev të enjten diskutuan problemet e korrupsionit, çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe reformën në sistemin e ruajtjes së rendit. Në mbledhjen e parë për këtë vit kushtuar kundërveprimit ndaj korrupsionit Presidenti Medvediev pranoi, se tani për tani sukseset e arritura në këtë fushë janë tejet modeste. Ai i ngarkoi Dhomës Shoqërore detyrën e përgatitjes së raporteve të përvitshme mbi efikasitetin e punës antikorrupsion. Në kuadrin e përgatitjes së këtij dokumenti Dhoma Shoqërore planifikon të hapë pika “hotline” në rajonet e vendit për ankesat e popullsisë.