Raportuesi special i Këshillit të Europës Dick Marty hodhi poshtë konfirmimet mbi atë, se në raportin e vet kushtuar çështjes së “transplantimit të zi” në Kosovë ai akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi për trafikim organesh njerëzore. “Në qoftë se do ta lexoni me vemendje raportin tim, atëhere do të vini re se në të nuk figurojnë askund akuzat për atë se zoti Thaçi është përfshirë direkt në trafikim organesh njerëzore. Por shumë njerëz të rrethit të afërt të tij kanë marrë pjesë në të dhe është vështirë të besohet se Hashim Thaçit nuk i ka rënë asgjë në vesh për këtë”, - deklaroi Marty në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv kosovar RTK. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, nga ana e vet, bëri thirrje për zhvillimin e hetimit të gjithanshëm në lidhje me akuzat në adresë të tij, të cilat përmbahen në raportin e parlamentarit zviceran Dick Marty, dhe premtoi dhënien e mbështetjes së plotë prej autoriteteve kosovare organeve hetimore, njoftojnë mjetet e informimit masiv të Kosovës. Vetë Thaçi i hodhi poshtë akuzat kundër tij që përmbahen në raport. Thaçi më 13 janar iu drejtua me një letër Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland, në të cilën bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi gjithëpërfshirës. “Po e shkuaj këtë letër në përgjigje të raportit të Dick Marty-t mbi trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë. Duke marrë parasysh faktin, se projekti i raportit përmban një sërë akuzash mjaft serioze, unë mendoj se kjo nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Prandaj si njeri dhe Kryeministër i Kosovës që jam unë i bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, veçanërisht EULEX-it, të bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të zbardhet e vërteta”, - vuri në dukje në letrën e vet Hashim Thaçi.