Ekspertët, të cilët janë fort mirë të informuar mbi ecurinë e hetimit të katastrofës së aeroplanit presidencial polak Tu-154, e quajnë gabim të madh përpjekjen e ndërmarrë nga drejtuesit e komisionit shtetëror për rindërtimin e fluturimit. “Duke shfrytëzuar gjatë rikonstruktimit të tij fraza të shkëputura nga konteksti i përgjithshëm, komisioni polak praktikisht e detyroi Komitetin Ndërshtetëror të Aviacionit të bëjë publike të gjitha bisedimet dhe komunikimin që u zhvillua midis pikës së dispeçerisë ajrore ruse dhe ekuipazhit të aeroplanit presidencial polak. Në këtë mënyrë, së pari, tani të gjithë e morrën vesh se ç’kanë folur midis tyre dispeçerët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit, ndërsa, së dyti, në momentet aktuale Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit publikoi praktikisht të gjitha dokumentet disponuese që kanë të bëjnë me hetimin e katastrofës ajrore nën Smolensk.