Kryeministri i Polonisë Donald Tusk i quan versionet e paraqitura nga ana e opozitës mbi vrasjen e paramenduar apo aktin terrorist në lidhje me katastrofën e aeroplanit Tu-154 të Presidentit polak nën Smolensk krejtësisht të pabaza. Duke marrë fjalën sot në Sejmin polak Kryeministri deklaroi, se ata që i kanë paraqitur këto versione ndjekin si qëllim jo zbardhjen e gjithë së vërtetës që ka të bëjë me katastrofën, por “piketimin e armikut në arenën ndërkombëtare”. “Një qëndrim i tillë nuk na ka ndihmuar aspak ne, përkundrazi ka dobësuar ndjeshëm veprimtarinë tonë”, - tha Donald Tusk duke folur mbi shkaqet e katastrofës ajrore.