Presidenti i Federatës Ruse mbeti i kënaqur nga rezultatet e vizitave të veta në Autonominë Palestineze dhe Jordani. “Të dy shtetet janë partnerët tanë në Lindjen e  Mesme, - theksoi Dimitri Medvediev në konferencën e mbajtur për shtyp. “Federata Ruse, si një nga bashkësponsoret e procesit negociator, e ndihmon Palestinën për të fituar të drejtën e shtetit të vet si dhe i jep ndihmë ekonomike asaj. Në Jordani u diskutuan projekte të mëdha ekonomike, në veçanti, për ndërtimin e elektrostacionit atomik. Sa më të forta të jenë marrëdhëniet tona me vendet arabe, aq më mirë është kjo për situatën e përgjithshme në mbarë Lindjen e Mesme, mendon Kryetari i shtetit rus. Ai deklaroi gjithashtu, se të gjithë anëtarët e “kuartetit” të ndërmjetësve ndërkombëtarë për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme duhet të punojnë bashkarisht dhe të ndërmarrin veprime të koordinuara.