Shkarko audiofailin


Të kthehet në Rusi së bashku me fëmijët e vet - kjo është dëshira e vetme e qytetares ruse Tatiana Denisova. Tashmë që prej disa muajsh ajo nuk mund të komunikojë dot me Maksimin - djalin e saj 8-vjeçar dhe Marien - të bijën 2-vjeçare. Organet përgjegjëse për çështjet e të miturve në Holandë i çuan djalin dhe vajzën e Tatianës në shtëpinë e fëmijëve. Në shkurt të vitit 2010 qytetares ruse Tatiana Denisova, e cila jeton tashmë që prej 10 vjetësh në Holandë, i morrën djalin dhe e çuan në shtëpinë e fëmijës, pas asaj kur mësuesit e shkollës deklaruan se mamaja ushtron ndikim negativ tek fëmija. Maksimi u tregoi pedagogëve se atë e qortojnë rëndë në shtëpi për notat e këqija që merr në shkollë. Më tej, në dhjetor të vitit të kaluar, asaj ia morrën edhe vajzën e vogël dhe e vendosën po atje ku çuan djalin. Nëna e ngratë, tejet e dëshpëruar u drejtua për ndihmë në konsullatën ruse, sepse edhe ajo, edhe fëmijët e saj kanë pasaporta ruse dhe ndodhen nën juridiksionin e Federatës Ruse. Por sipas ligjit të Holandës, në rast të marrjes së sinjalit, për shembull, nga shkolla apo fqinjët për keqtrajtim të fëmijës punonjësit e shërbimit social kanë të drejtë ta marrin atë përkohësisht nën përkujdesin shtetëror deri sa të sqarohen rrethanat. Por pas hetimit askush nuk ka asnjë të drejtë të mbajë me detyrim qytetarët e një shteti tjetër, thekson Zëvendës/Kryetari i Fondit rus të fëmijëve Dimitri Lihanov. Fondi tashmë iu drejtua me një letër Ambasadorit të Holandës në Moskë, me qëllim që të ndikojë në ndonjëfarë mënyre në situatën e krijuar: “- Për nga pikëpamja jonë duket tejet i habitshëm vetë fakti, se në shtetet europiane mund të natyralizohen fëmijët tanë pa patur kurrfarë të drejtash për këtë. Meqenëse dihet fort mirë, se bile edhe krimineli që kryen ndonjë krim jashtë shtetit, sipas ligjeve të vendit ku ai u kap atë ose e gjykojnë, ose ia dorëzojnë vendit, qytetar i të cilit figuron ai. Në rastin konkret Tatiana Denisova nuk ka kryer asnjë lloj krimi dhe aq më tepër fëmijët e saj. Por pavarësisht nga kjo, me vendim të gjykatës holandeze, fëmijët ia morrën nënës me pahir. Kjo gjë, në fakt, dhe është natyralizim”, - thotë Dimitri Lihanov. Fondit të sipërpërmendur tashmë i është dashur mëse një herë të merret me çështjet e qytetarëve rusë, të cilëve u janë marrë fëmijët jashtë shtetit. Por edhe rasti në Finlandë me të birin e Rimma Salonen, edhe ai me të bijën e Natalia Zaharova-s në Francë nuk mund të krahasohen me atë që po ndodh në Holandë, thekson mbrojtësi rus i të Drejtave të Fëmijëve nga Moska: “- Atje i gjithë problemi konsiston në atë, se bashkëshortët, baballarët e këtyre fëmijëve janë qytetarë të këtyre vendeve. Si rrjedhojë edhe fëmijët e çifteve të përziera ose kanë nënshtetësi të dyfishtë, ose nënshtetësi të huaj. Ndërsa në rastin konkret fjalë bëhet për fëmijët - shtetas të Rusisë. Natyrisht të gjitha dokumentet e tyre janë ruse. Ja nëse dhe konsiston konflikti i gjithë kësaj historie. Unë mendoj se situata e krijuar me fëmijët rusë në Holandë është unikale”, - tha Zëvendës/Kryetari i Fondit rus të fëmijëve Dimitri Lihanov. Është vështirë të thuhet tani nëse do të arrihet të zgjidhet juridikisht apo me anë të ndihmës diplomatike problemi i Tatiana Denisova-s. Çështja e Denisovas po zvarriset si shumë. Tani Tatiana Denisova morri vendimin të kthehet përfundimisht në Rusi, por vetëm së bashku me fëmijët e saj.