Snowbordistja ruse Aljona Zavarzina zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror të snowboardit në Sllallonin Gigant paralel, garat e të cilit zhvillohen në La Molina të Spanjës. Në ndeshjen finale Zavarzina korri fitore ndaj austriakes Claudia Riegler. Vendin e tretë e zuri një përfaqësuese tjetër e Austrisë, Doris Gunter. Një muaj më parë snowboardistët rusë në Sllallonin Gigant paralel zunë gjithë podiumin në etapën italiane të Kopës së Botës.