Kryeministri i Kososvës Hashim Thaçi bëri thirrje për zhvillimin e hetimit të gjithanshëm në lidhje me akuzat në adresë të tij, të cilat përmbahen në raportin e parlamentarit zviceran Dick Marty, dhe premtoi dhënien e mbështetjes së plotë nga ana e autoriteteve kosovare organeve hetimore, njoftojnë mjetet e informimit masiv të Kosovës. Vetë Thaçi i hodhi poshtë akuzat kundër tij që përmbahen në raport. Thaçi më 13 janar iu drejtua me një letër Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland, në të cilën bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi gjithëpërfshirës. “Po e shkuaj këtë letër në përgjigje të raportit të Dick Marty-t mbi trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë. Duke marrë parasysh faktin, se projekti i raportit përmban një sërë akuzash mjaft serioze, unë mendoj se kjo nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Prandaj si njeri dhe Kryeministër i Kosovës që jam unë i bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, veçanërisht EULEX-it, të bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të zbardhet e vërteta”, - vuri në dukje në letrën e vet Hashim Thaçi.