Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko tashmë ka vënë vet kundër vetes sanksione të rrepta ekonomike, deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Suedisë Carl Bildt pas takimit me përfaqësuesit e opozitës bjelloruse në Stokholm. “Shumë projekte bashkëpunimi me Bjellorusinë janë ndërprerë. Në vend ka një deficit të madh buxhetor. Në qoftë se Llukashenko përsëri do të marrë para borxh, ai do ta paguajë shtrenjtë. Ministri shtoi, se qeveria e Suedisë do të rishqyrtojë programet e bashkëpunimit me Bjellorusinë.