Shkarko audiofailin


“Pavarësisht nga të gjitha rreziqet ekzistuese, aktualisht mund të thuhet se projekti “Nabucco” kaloi nga etapa e bisedimeve mitike tek etapa e realizimit. Ky është një sinjal i qartë për investitorët në lidhje me atë, se ai do të realizohet  në jetë”. Një mendim të tillë shprehu politologu gjerman, Drejtori i Qendrës “Rusia-EuroAzia” të Këshillit për politikën e jashtme të Gjermanisë Alexander Rahr gjatë komentimit të rezultateve të udhëtimit të këtyre ditëve të fundit të Kryetarit të Komisionit Europian José Manuel Barroso në Baku dhe Ashhabad. Por ekspertë të tjerë shprehin vlerësime shumë më të kujdesshme në lidhje përfundimet e vizitave të Barroso-s. Siç njoftuan agjencitë informative, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev dhe Kryetari i Komisionit Europian nënshkruan Deklaratën e përbashkët mbi “Korridorin Jugor të gazit”, i cili destinohet për diversifikimin e rrugëve të furnizimit të gazit në Europë. Pjesë përbërëse e këtij korridori është projekti tashmë i njohur jo fatlum “Nabocco”. Mbi bazë të deklaratës, Azerbajxhani obligohet të sigurojë furnizime afatgjata të lëndës së kaltërt djegëse në vendet e Europës. Përsa i përket negociatave të José Manuel Barroso-s me Presidentin e Turkmenistanit Gurbangulli Berdimuhamedov, duhet thënë, se në këtë vend mysafirin e lartë nga Brukseli e siguruan, se vënia në shfrytëzim e gazsjellësve në Kinë dhe Iran nuk do të thotë aspak se vëllimet e gazit natyror të vendit kanë shterruar tashmë. Edhe në kryeqytetin e parë, edhe në atë të dytë Kryetari i Komisionit Europian siguroi mbështetje për projektin “Nabucco”. Por tani për tani vetëm me fjalë. E megjithatë, botimi gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” njoftoi në lidhje me rezultatet e turneut të Barroso-s në 2 vendet e Azinë Qendrore - Azerbajxhan dhe Turkmenistan - se BE “iu afrua edhe një hap realizimit të qëllimit të vet -  minimizimit të varësisë nga gazi rus”. Gazeta konstatoi, vërtet nuk është fort e qartë me kënaqësi apo me trishtim, se aktualisht 40% të nevojave të Europës për gaz i plotëson pikërisht Rusia. Barroso i quajti marrëveshjet e arritura gjatë turneut të vet “një hop jashtëzakonisht të rëndësishëm” dhe vuri në dukje se ato do të lejojnë zgjerimin e “aksesit të drejtpërdrejtë” të BE në gazin e rajonit të Detit Kaspik. Dëgjoni mendimin e shprehur në lidhje me reanimacionin e projektit “Nabucco” të Shefit të departamentit analitik të kompanisë investuese “Brokerkreditservis” Maksim Shein: “ Për sa kohë që nuk kanë filluar investimet në këtë projekt, për sa kohë që nuk ka nisur shtrimi i tubacionit, nuk do të ketë kurrfarë arritjesh, avancimi real. Mund të nënshkruhen pafundësisht marrëveshje e memorandume, por puna nuk do të lëvizë nga pika e vdekur deri sa të fillojnë të derdhen para për realizimin e tij. Unë, në përgjithësi, do të thoja se Europa në shumë gjëra jeton ende me gjithfarë konceptesh të kohërave të ekzistencës së “perdes së hekurt”. Efektiviteti i BE është nën dyshim të madh. Sepse në të ka si shumë probleme të pazgjidhura. Këtu dhe lind dëshira për të demonstruar se BE qëndron në mënyrë stoike në mbrojtje të interesave të Europës, meqenëse sigurinë e saj energjetike, gjoja, e kërcënon Rusia.