Këshilli bashkiak i Strasburgut mori vendimin për ti ofruar famullisë orthodokse ruse të Gjithë të Shenjtëve një sipërfaqe toke prej 1.5 hektarësh për ndërtimin e një tempulli dhe qendre famullie. Aty afër ndodhen Parku qendror Oranzheri dhe institutet ndërkombëtare europiane-Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njoftoi për Interfaksin Përfaqësuesi i Kishës Ruse pranë Këshillit të Europës në Strasburg Igumeni Filaret. Projekti i skicave të tempullit të ardhshëm dhe qendrën famullie është realiziar nga arkitekti peterburgas Juri Kirs.