Presidenti i Rusisë Dimitri Medevdiev do të hapë sesionin e parë plenar të Forumit Ekonomik Botëror (FEB), i cili do të zhvillohet nga 26 deri në 30 janar në Davosin suedez. Deviza e tij për këtë vit është “Normat e përbashkëta për realitetin e ri”, deklaroi në konferencën e vet për shtyp në Gjenevë Themeluesi dhe Kryetari i këtij Forumi Claus Shvab. “Presidenti Medvediev përfaqëson një vend shumë të madh, i cili njëkohësisht është anëtar i “G-20”-shes, “Grupit 20” dhe BRIC. Për mua gjithashtu është kënaqësi, që Dimitri Medevdiev do të mbajë përsëri fjalim në Davos”.