Në takimin me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve Kryeministri i Federatës Ruse propozoi të formohet pranë qeverisë së vendit këshilli koordinues për çështjet e veteranëve, i cili të merret me përgatitjen e propozimeve për modernizimin e legjislacionit. Detyrë e këtij organi duhet të jetë realizimi i projekteve të rëndësishëm socialë për personat e moshuar dhe modernizimi i legjislacionit. Sipas mendimit të Kryeministrit, struktura të tilla duhet të krijohen pranë organeve rajonale të pushtetit ekzekutiv dhe pranë organeve të drejtimit komunal.