Në faqen e Internetit të FBE filloi grumbullimi i pyetjeve, të cilave do tu përgjigjet Presidenti i Rusisë Dimitri Medevdiev, duke hapur Forumin Ekonomik Botëror (FEB). Liderit rus mund ti bëhen pyetje në faqen e Internetit të forumit me adresë http://wef.ch/Ask DmitriMedvedev. Nga të gjitha ato do të përzgjidhen vetëm tre që do ti dorëzohen Medvedievit. Një format i tillë komunikimi me Kryetarin e shtetit po aplikohet për herë të parë në këtë forum. Gjatë sesioneve të mëparshme të FEB liderët botërorë, që hapën punën e tij, u kushtuan rëndësi diskutimeve të shumta të përditshme, si dhe mund u përgjigjeshin replikave dhe pyetjeve të pjesëmarrësve të forumit, por nuk kishin mundësinë tu përgjigjeshin pyetjeve të auditorit të Internetit. Sesioni i parë plenar i forumit, të cilin do ta hapë Medvediev, do të zhvillohet më 26 janar.